Për rilindje në Greqi, ish-talenti i Milanit shpallet në kërkim

Futboll

Për rilindje në Greqi, ish-talenti i Milanit shpallet në kërkim

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 11:10
Hachim Mastour

Para pak vitesh edhe Milani kujtoi se zbuloi pasardhësin e Lionel Messit: bëhej fjalë për marokenin Hachim Mastour, i cili për 500 mijë euro u vesh kuqezi nga Reggina dhe në sezonin 2013/14, në moshën 16-vjeçare, u bë pjesë e ekipit të parë.

Ishte koha kur Milani ishtë në degradim total, duke larguar yjet dhe duke ulur nga viti në vit ë në ekip, ndaj një si Mastour shihej si shpresa për të bërë diçka të madhe, ndoshta për të arkëtuar miliona euro pak vite më vonë.

Gjithsesi, numrat e cirkut nuk mjaftojnë në futboll dhe mbi të gjitha duhet shumë kujdes, pasi adoleshentët e kanë të vështirë ta mbajnë mendjen te futbolli, kur rrethohen nga milionat, mediat dhe femrat.

Mastour pak nga pak u shua: Milan-i e huazoi te Malaga në sezonin 2015/16 dhe Mastour luajti 5 minuta në La Liga. Një sezon më pas, huazim te Zëolle dhe 150 minuta në Holandë. Kaq, edhe festa në Marok mbaroi shpejt, sepse sulmuesi i ri u grumbullua vetëm për një miqësore dhe më pas u braktis.

Pas sezonit 2017/18 ku nuk dihej nga endej, Milani "i lau duart" me Mastour, i cili përfundoi kontratën me kuqezinjtë dhe tentoi rilindjen në Greqi, te Lamia.

Pagë 200 mijë euro në vit, kontrata më e lartë në historinë e klubit të vogël grek, që është penduar shumë shpejt, sepse Mastour është thjesht një lojtar mediokër, i mbivlerësuar dhe që po "mjel" ende klubet që nuk e shohin në fushë, por vetëm në YouTube.

Vetëm 64 minuta futboll në Superligën greke (!), asnjëherë titullar në 5 muaj dhe tashmë i shpallur në kërkim.

Sipas Lamia-s, Mastour nuk është paraqitur më në klub që pas pushimeve dimërore dhe konsiderohet "i humbur", edhe pse nuk është ndonjë problem i madh për klubin grek, që thjesht i ka ndalur pagat, e ka gjobitur dhe nuk e konsideron më pjesë të vet, aq sa i ka nisur me e-mail kërkesën për prishje kontrate të njëanshme.

Agjenti që menaxhon Mastour justifikohet se sulmuesi është në Milano, për t'u kuruar nga një dëmtim, por është qartësisht një lojë që nuk pi më ujë dhe tashmë është e qartë për të gjithë, Mastour është një mashtrim gjigant dhe e ka mbyllur që tani me futbollin, të paktën atë seriozin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat