Shorti i Europa League, skuadrat e mëdha shmangin njëra-tjetrën

Futboll

Shorti i Europa League, skuadrat e mëdha shmangin njëra-tjetrën

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 14:03
Shorti

Në Nion të Zvicrës sot u hodh shorti për 1/16 e Europa League. Skuadrat e mëdha të cilat janë ende pjesë e garës kanë arritur të shmangin njëra-tjetrën.

Ekipet angleze në këtë kompeticion, Chelsea dhe Arsenal do të përballën me Dinamo Kievin, respektivisht Rennes.

Napoli do të luajë ndaj Salzburgut, ndërsa Interi do të ketë punë më të vështirë pasi përballet me gjermanët e Eintracht Frankfurt.

Sevilla do të luajë ndaj Slavia Pragës, ndërsa Villareal do të ketë përballë rusët e Zenit. Ekipi tjetër spanjoll, Valencia nuk pritet të ketë shumë punë të vështirë pasi luan ndaj Krasnodar.

Çiftet e 1/16-së të Europa League

Chelsea - Dynamo Kiev

Eintracht Frankfurt - Inter Milan

Dinamo Zagreb - Benfica

Napoli - Red Bull Salzburg

Valencia - Krasnodar

Sevilla - Slavia Prague

Arsenal - Rennes

Zenit - Villarreal

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat