Do më shumë mamin apo babin?

Futboll

Do më shumë mamin apo babin?

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 15:43
Cantona

Do më shumë mamin apo babin? Kjo është pyetja klasike së cilës nuk di si t'i përgjigjesh. Megjithatë, ndodh edhe në futboll që të vihesh përballë disa zgjedhjeve të vështira. Siç ndodh kur duhet të zgjedhësh mes dy rivalëve. 

Tifozët e Manchester United nuk janë aspak të lumtur në këtë sezon, duke parë se për titullin janë në garë dy rivalët e tyre të përjetshëm, Manchester City dhe Liverpool. Po nëse do të ishin të detyruar të zgjidhnin, cilin ekip do të preferonin që ta fitonte titullin? Përgjigjen e jep Eric Cantona. 

"Cilën skuadër zgjedh mes Manchester City-t dhe Liverpool-it? Asnjërën! Është si të më pyesësh nëse do të preferoja të kisha dhëmbë prej druri apo këmbë prej sfungjeri!". Me pak fjalë, francezi nuk do ta kishte problem nëse Premier League do të mbyllej pa asnjë fitues. 

"Është e dhimbshme për ne, por të dy ekipet luajnë një futboll shumë të mirë. Gjithsesi, nëse sezoni do të kishte filluar para dhjetë ndeshjesh, Manchester United do të ishte në vendin e parë". 

"City dhe Liverpool luajnë një futboll sulmues dhe shënojnë shumë. Një stil i ngjashëm me atë të Manchester United. Kanë të njëjtën filozofi që kishim ne, duan të argëtohen në fushë", ka thënë Cantona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat