Bayern Munich sfidon Interin për Rakiticin - Bota Sot
Bayern Munich sfidon Interin për Rakiticin

Futboll

Bayern Munich sfidon Interin për Rakiticin

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 15:45
Ivan Rakitic

Bayern Munich raportohet se ka hyrë në garë për të nënshkruar me mesfushorin e Barcelonës, Ivan Rakitic.

Inter ditëve të fundit ka qenë afër arritjes së një marrëveshje me Rakitic, por ‘Sport’ thotë se tani edhe Bayern Munich dëshiron transferimin e kroatit, që mund të largohet nga Barcelona në fund të sezonit.

Gazeta shpjegon se gjermanët janë të informuar për situatën e tij dhe janë të gatshëm të paguajnë një tarifë të arsyeshme për shërbimet e tij.

Bavarezët aktualisht kanë për trajner kroatin Niko Kovaç, i cili edhe mund të ndikojë në vendimin e Rakitic për të ardhmen.

Rakitic është pjesë e Barcelonës që nga viti 2014, dhe ka edhe dy vite kontratë me Barcelonën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...