Ish-presidenti i Real Madridit tregon diçka befasuese për CR7 - Bota Sot
Ish-presidenti i Real Madridit tregon diçka befasuese për CR7

Futboll

Ish-presidenti i Real Madridit tregon diçka befasuese për CR7

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 16:10
Cristiano Ronaldo

Sa i përket Ronaldos, pesë herë “Topi i Artë” ka pasur një rekord dinjitoz të golave me Juventusin, sidomos në Serie A, dhe duket se do ta përfundojë sezonin me titullin e Scudettos.

Sidoqoftë, “Zonja e Vjetër” nuk ka treguar paraqitje shumë të mira në Champions League.

Humbja 2-0 e së mërkurës kundër Atletico Madridit, në fazën e eleminimit direkt, nënkupton se Juve duhet të shënojë të paktën tre gola në përballjen e dytë.

Me Ronaldon në skuadër gjithçka është e mundur, por Atletico ka një prej mbrojtjeve më të mira në Evropë dhe jo shpesh pranon dy gola, e lëre më tre.

Arsyeja e Ronaldos për largim nga Reali raportohet se ishte për shkak se nuk ndjehej shumë i dashur dhe tani ish-presidenti i klubit, Ramon Calderon, ka treguar detaje tjera.

Calderon thotë se Ronaldo kërkoi pagë më të madhe pasi fitoi Champions Leaguen në maj, por presidenti aktual i Realit, Florentino Perez tha jo.

“Cristiano kërkoi ngritje page pasi fitoi Champions Leaguen, por Perezi refuzoi,” tha Calderon.

“Cristiano gjithashtu u frustrua pasi dëgjoi se Reali do të paguajë shumë para për Neymarin.

“Florentino i tha atij se nëse do të sillte një çek prej 100 milionë eurove, ai do ta lejonte largimin e tij, kështu shkuan gjërat.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...