Edhe një top-skuadër evropiane hyn në garë për Rakiticin, Interi në alarm

Futboll

Edhe një top-skuadër evropiane hyn në garë për Rakiticin, Interi në alarm

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 16:39
Ivan Rakitic

Vazhdon edhe më tutje të jetë njëra nga temat më të përfolura.

Fjala është për fantazistin e Barcelonës, Ivan Rakitic, i cili edhe më tutje është i pasigurtë sa i përket të ardhmes së tij.

PSG-ja dhe Interi janë skuadrat më të interesuara për t’i siguruar shërbimet e kroatit, me këta të fundit në “pole-position”.

Mirëpo zikaltërve u duhet të përballen me konkurrencën e bavarezëve, që kanë shprehur dëshirën për ta transferuar nënkampionin e botës.

Gjithsesi mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në afatin kalimtar të verës, derisa ne do t’iu raportojmë për çdo ndryshim eventual.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat