Klopp: Sfidë e vështirë me Manchester Utd - Bota Sot
Klopp: Sfidë e vështirë me Manchester Utd

Futboll

Klopp: Sfidë e vështirë me Manchester Utd

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 16:41
Klopp: Sfidë e vështirë me Manchester Utd

Të dielën (me 24 shkurt) në orën 15.05 në “Old Trafford” do të ndeshen Manchester Utd dhe Liverpooli, në kuadër të javës së 27-të Premier League në futboll. Trajneri Jurgen Klopp beson te Liverpooli i tij.

“Na pret një sfidë e vështirë përballë një kundërshtari po të tillë. Do të zbresim në fushë me synimin për t’i siguruar vetes pikët që kërkojmë.

Edhe pse është një ndeshje që mbart shumë histori, dua ta mbaj të qetë ambientin pa krijuar dhe ushtruar presion, edhe pse jemi në një moment shumë deciziv. Do të japim maksimumin tonë nëse është e munduar edhe më shumë se aq. Kaq duhet të kemi parasysh për këtë ndeshje”, ka thënë Klopp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...