Real Madrid – Tottenham, gati për shkëmbimin e madh - Bota Sot
Real Madrid – Tottenham, gati për shkëmbimin e madh

Futboll

Real Madrid – Tottenham, gati për shkëmbimin e madh

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 19:11
Real Madrid

Real Madrid ka kohë që nuk ka bërë një goditje të madhe në tregun e futbollistëve, prandaj diçka e tillë pritet të ndodhë së shpejti.

Zyrtarët e gjigantit spanjoll dhe ata të Tottenhamit të ulen së shpejti në bisedime për të diskutuar një transferim të bujshëm, që do të përfshijë Christian Eriksen dhe Gareth Bale. Sipas të përditshmes spanjolle “Don Balon”, të dy këta lojtarë janë të pakënaqur në ekipet respektive, ndaj po profilizohet një shkëmbim mes dy yjeve.

Duke parë interesimin e madh që skuadra spanjolle e ka shfaqur muajt e fundit për mesfushorin danez, Tottenham është gati të bisedojë. Gjithsesi, britanikët kërkojnë në shkëmbim sulmuesin uellsian Gareth Bale, që dikur ka luajtur me Tottenhamin, ku edhe u bë i famshëm.

Për të realizuar këtë shkëmbim mes dy lojtarëve, ekipi anglez është gati të ofrojë edhe 40 milionë euro, duke qenë se vlera e Bale është me e lartë se ajo e Eriksenit. Në Madrid besojnë se Bale vlen 100 milionë euro, ndërsa Eriksen 60 milionë, ndaj palët mund të ulen në bisedime për të diskutuar këtë marrëveshje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...