Laporte pret një Chelsea sfidues në finalen e Kupës Carabao

Futboll

Laporte pret një Chelsea sfidues në finalen e Kupës Carabao

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 22:07
Aymeric Laporte

Ndeshja e madhe mes Manchester City dhe Chelsea në finalen e Kupës Carabao po afron.

Ditë më parë ‘Citizens’ e kishin shkatërruar skuadrën e Chelseat duke e mposhtur me rezultatin 6:0, në kuadër të Premierligës.

Përkundër atij rezultati, mbrojtësi i Manchester City, Aymeric Laporte beson se Chelsea kanë skuadër të mirë dhe pret një ndeshje më sfiduese.

“Rezultatet e tyre së fundmi nuk kanë qenë të mira por ata kanë një skuadër të mrekullueshme, lojtar të shkëlqyer dhe ata kanë treguar se dinë të luajnë futboll të mirë” ka thënë fillimisht Laporte.

“Ata kanë skuadër të mirë dhe ne duhet të koncentrohemi tek vetja, të bëjmë punën tonë siç duhet me shpresën se do të fitojmë” ka thënë tutje ai.

“Ne po presim një ndeshje shumë të vështirë, dhe duhet të luajmë në nivelet më të mira për të fituar” ka shtuar ndër të tjerash Laporte.

City janë me vetëbesimin më të lartë pasi kanë shënuar fitore edhe në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, kundër Schalke, me rezultatin 3:2.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat