Milan në krye me Piatek vazhdojnë formën e lartë, gjunjëzojnë Empolin

Futboll

Milan në krye me Piatek vazhdojnë formën e lartë, gjunjëzojnë Empolin

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 22:42
Krzysztof Piatek

Milan ka treguar një nga paraqitjet më të mira viteve të fundit, duke triumfuar ndaj Empolit.

Milan ka fituar me rezultatin e thellë 3:0, dhe skuadra e Gattusos ishte fenomenale në secilin repart të fushës.

Serinë e golave për ‘Rosonerët’ e hapi lojtari më në formë në Serie A, Krzysztof Piatek, i cili shënoi në minutën e 49.

Vetëm dy minuta më vonë ishte mesfushori Franck Kessie, i cili në mënyrë maestrale realizoi për të dyfishuar epërsinë.

“Rosonerët” nuk u ndalën dhe arritën që të tundin rrejtën edhe njëherë, kësaj radhe me anë të anësorit Samuel Castillejo.

Milan tani është vetëm një pikë larg rivalëve lokal, Inter, të cilët kanë një ndeshje më shumë për të luajtur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat