PSG shpreson t’ia vazhdojë kontratën Dani Alves

Futboll

PSG shpreson t’ia vazhdojë kontratën Dani Alves

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 00:14
Dani Alves

Trajneri Thomas Tuchel shpreson se mbrojtësi Dani Alves do të pajtohet që t’i vazhdohet kontrata në skuadrën Paris Saint-Germain.

Braziliani 35 vjeçar e ka pranuar para gazetarëve se është duke zhvilluar negociata me skuadrën franceze, shkruan Goal.

Që nga viti 2017 kur Alves iu bashkua PSG-së, ai është bërë një lojtar i rëndësishëm për këtë skuadër. Mirëpo kontrata e tij dyvjeçare me këtë skuadër pritet të skadojë në fund të këtij sezoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat