Romës po i ikën drejtori, Monchi arrin marrëveshje me Arsenalin

Futboll

Romës po i ikën drejtori, Monchi arrin marrëveshje me Arsenalin

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 00:22
Mario Monchi

Mario Monchi do të largohet nga Roma në fund të këtij edicioni. Drejtori sportiv i skuadrës italiane do të bëhet bashkë me mikun e tij, Unay Emery, por te një skuadër tjetër, te Arsenali.

Monchi do të largohet nga skuadra italiane nga data 30 qershor e këtij viti për të vazhduar punën te Arsenali. Emery e Monchi kishin punuar për shumë vite te Sevilla ku kishin arritur disa suksese, sidomos në Europa League.

Por, suksesi më i madh i Monchit ishte blerja e shumë lojtarëve me çmime të lira dhe shitja e tyre me çmime të shumëfishta.

Këtë punë nuk e ka bërë me sukses edhe te Roma pasi që skuadrës italiane nën udhëheqjen e Monchit i kanë dështuar shumë transferime.

Monchi pritet të zë vendin e të larguarit, Sven Mislintat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat