Interi me ofertë të re për Icardin - Bota Sot
Interi me ofertë të re për Icardin

Futboll

Interi me ofertë të re për Icardin

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 08:54
Mauro Icardi

Inter e kanë gati ofertën e re për Mauro Icardin.

Sulmuesi argjentinas po kalon momente aspak të mirë te Inter, ku i është marrë edhe shiriti i kapitenit, i cili pastaj i është besuar portierit Samir Handanovic.

Zërat për largimin e tij janë të shumtë, por raportet nga Spanja bëjnë të ditur se Real Madrid nuk do të synojë 26 vjeçarin, shkaku i agjentes së tij, Wanda Nara.

‘CorSport’ raporton se Inter do t’i ofrojë kontratë të re katër vjeçare Mauro Icardit.

Me kontratën e re, Icardi do të përfitonte 6.5 milionë euro në sezon te Inter. Sigurisht që ‘Zikaltërit’ do të punojnë edhe në vendosjen e një klauzole të re për sulmuesin.

Icardi është pjesë e Interit që nga viti 2013, dhe deri më tani ka shënuar mbi 100 gola për skuadrën nga ‘San Siro’.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...