De Laurentiis thumbon Juven - Bota Sot
De Laurentiis thumbon Juven

Futboll

De Laurentiis thumbon Juven

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 14:08
De Laurentiis thumbon Juven

Me konsolidimin e rrugëtimit në Europa League Aurelio De Laurentiis shprehet me bindje se Napoli i tij nuk i druhet më asnjë rivali, por presidenti i të kaltërve rezervon disa thumbime edhe për kampionët në fuqi të Serisë A. Nëse ke një borxh prej 200 milionë eruosh me bankat për një lojtar, çfarë sensi bën të fitosh, ironizon ai bardhezinjtë e Cristiano Ronaldos. Për më tepër presidenti i Napolit i drejtohet edhe tifozerisë së klubit të tij të cilët po shfaqen gjithnjë e më të pakët në shkallët e stadiumit.

“Kemi shumë për të bërë në këtë drejtim, por realisht nuk e kuptoj firon e tifozerisë në San Paolo, të cilët mesa duket nuk ndjekin më skuadrën e tyre nëse nuk renditet e para. Motoja jonë është të luftojmë deri në fund, sepse ata që dorëzohen që më vështirësinë e parë në jetë praktikisht janë të humburit”.

Krahas thumbimeve për klubin torinez, presidenti i Napolit jep edhe vlerësimet e tij në këtë pikë të sezonit.

“Çmimin Oskar do t’ia jepja padikustim Ancelottit për durimin e treguar, një trajner që mbrriti në një terren kompleks,por që me durimin, qetësinë dhe buzëqeshjen që e karakterizon i ktheu qetësinë dhe klimën pozitive ambientit të këtij klubi dhe lojtarëve të kësaj organike. Është një prej aftësisve të mëdha të Carlos të lexojë mes rreshtave duke na psikologjisur të gjithëve. Për më tepër ai ka potencialin për ta përmirësur këtë skuadër duke na çuar në finalen e Bakusë në Europa League. Sa i takon një sfide Napoli-Chelsea, nëse Sarri do të rezistostonte në stolin e Bluve të Londrës do të ishte bukur një takim i tillë dhe uroj më gjithë zemër që Sarri t’ia dalë mbanë kësaj aventure në Premier League..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...