De Laurentis “thumbon” Juventusin

Futboll

De Laurentis “thumbon” Juventusin

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 18:34
Aurelio De Laurentiis

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis është shprehur i bindur që skuadra e tij nuk i druhet më asnjë rivali në Ligën e Evropës dhe kampionatin italian, ndërsa ka pasur thumbime edhe për kampionin në fuqi të Serisë A, Juventusin.

“Nëse ke një borxh prej 200 milionë eurosh për një lojtar, çfarë sensi bën të fitosh”, ironizon ai bardhezinjtë e Cristiano Ronaldos. Për më tepër presidenti i Napolit i drejtohet edhe tifozërisë së klubit të tij të cilët po shfaqen gjithnjë e më të pakët në shkallët e stadiumit.

“Kemi shumë për të bërë në këtë drejtim, por realisht nuk e kuptoj mungesën e tifozërisë në ‘San Paolo’, të cilët mesa duket nuk ndjekin më skuadrën e tyre nëse nuk renditet e para. Motoja jonë është të luftojmë deri në fund, sepse ata që dorëzohen që më vështirësinë e parë në jetë praktikisht janë të humburit”.

Krahas thumbimeve për klubin torinez, presidenti i Napolit jep edhe vlerësimet e tij në këtë pikë të sezonit.

“Çmimin Oskar do t’ia jepja pa diskutim Ancelottit për durimin e treguar, një trajner që mbërriti në një terren kompleks, por që me durimin, qetësinë dhe buzëqeshjen që e karakterizon i ktheu qetësinë dhe klimën pozitive ambientit të këtij klubi dhe lojtarëve të kësaj organike. Është një prej aftësive të mëdha të Carlos të lexojë mes rreshtave duke na përmirësuar të gjithëve në aspektin psikologjik. Për më tepër ai ka potencialin për ta përmirësuar këtë skuadër duke na çuar në finalen e Bakusë në Europa League. Sa i takon një sfide Napoli-Chelsea, nëse Sarri do të rezistonte në krye të skuadrës londineze do të ishte bukur një takim i tillë dhe uroj më gjithë zemër që Sarri t’ia dalë mbanë kësaj aventure në Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat