Në prag të shkarkimit, Sarri vjen me deklaratën më befasuese

Futboll

Në prag të shkarkimit, Sarri vjen me deklaratën më befasuese

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 18:40
Maurizio Sarri

Maurizio Sarri do të përgatit lojtarët e tij vetëm për një orë për t’u përballur me Manchester Cityn në finalen e Kupës Carabao të dielën në Wembley, pavarësisht se puna e tij mund të varet nga ky rezultat. 

Trajneri i Chelseat nuk dëshiron të bombardojë skuadrën e tij me informacion ose të mjegullojë mendjet e tyre me kujtimet e poshtërimit 6-0 nga City dy javë më parë. Kjo vjen pas komenteve të Antonio Rudiger që e krahasoi Sarrin me një mësues të shkollës që i flet vazhdimisht me skuadrës.

Të enjten ‘Blutë’ mundën Malmon 3-0 për të arritur në fazën e 16 më të mirave në Europa Ligë, ku ata përballen me Dynamo Kiev, edhe pse pjesa e parë e ndeshjes la shumë për të dëshiruar,.

”Në këtë ndeshje, për 30 minuta, pashë një ekip shumë të shqetësuar”, tha Sarri më pas. ”Pa besim. Kështu që unë nuk dua t’i jap presion lojtarëve”.

”Ne do të përgatitemi për ndeshjen vetëm sot. Unë dua të shoh diçka më të lirë te lojtarët, kështu që ne do të përgatisim ndeshjen vetëm për 60 minuta, jo më shumë”, deklaroi trajneri italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat