Prishtina-Liria, derbi i rivalëve të vjetër

Futboll

Prishtina-Liria, derbi i rivalëve të vjetër

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 19:12
Prishtina-Liria, derbi i rivalëve të vjetër

Derbi i rivalëve të moçëm zhvillohet për qëllime të ndryshme. Derisa Prishtina pas dy dështime rresht është në kërkim të fitores së parë pranverore, ndërsa Liria në anën e kundërt kërkon pikët e shpëtimit.

Prishtina ka fituar tre duelet e fundit me bardhezinjtë nga Prizreni duke i shënuar 6 gola dhe mos pranuar asnjë në dy ndeshje kampionale me 1:0 dhe të fundit 4:0 për Kupë – të gjitha këto të zhvilluara në Prizren.

Bardhekaltrit mungesë kanë vetëm Miftarajn me katër kartonë dhe të gjithë futbollistët tjerë janë në dispozicion të shtabit teknik.

Prishtina – Liria

E diel, 24 shkurt – ora 13:00

Stadiumi: “Fadil Vokrri”

“Pas eliminimit të papritur nga Kupa dhe humbjes së parë pranverore me Flamurtarin në kampionat, është koha që t’i kthehemi fitoreve dhe të vazhdojmë me ecurinë pozitive në vazhdim të kampionatit. Gëzon fakti që atmosferën në skuadër, përkundër dy humbjeve të hidhura, e kemi ruajtur, jemi në harmoni të plotë duke i kuptuar gabimet tona dhe besoj shumë se ato do t’i përmirësojmë që nga kjo javë me Lirinë – ndeshje kjo që duhet treguar cilësitë tona dhe me durim e mençuri të luajmë për fitoren e parë pranverore”, ka thënë ish-futbollisti i Lirisë, Meriton Korenica.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat