Zhegrova debuton për Baselin

Futboll

Zhegrova debuton për Baselin

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 22:24
Edon Zhegrova

Edon Zhegrova ka bërë paraqitjen e tij të parë për Baselin, që prej huazimit të tij te gjiganti nga Zvicra, në janar.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës filloi ndeshjen nga banka rezervë, në fitoren 2-0 kundër Xamax në “Stade de la Maladiere.”

Zhegrova e zëvendësoi Valentin Stockerin në këtë ndeshje, mirëpo ai luajti vetëm për gjashtë minuta. 19-vjecari poashtu u la në stol për ndeshjen e fundit, më 17 shkurt, kundër Sionit.

Zhegrova kaloi te Baseli në formë huazimi gjatë janarit, derisa zviceranët e kanë opsionin e blerjes permanente në fund të sezonit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat