Kylian Mbappe ka vendosur edhe një rekord në fitoren e Paris Saint Germain 3:0 kundër Nimes.
Me dy golat e shënuar, lojtari francez preki kuotën e 51 golave në Ligue 1, duke vendosur kështu një rekord.
20 vjeçari ka prekur këtë shifër pas vetëm 88 paraqitjeve në kampionatin francez, por ka edhe diçka që e bën këtë të veçantë.
Me 20 vite e dy mua dhe tri ditë, Mbappe është lojtari më i ri që shënon 50 gola në ligën elitare franceze.
Yannick Stopyra ishte 21 vjeç e 11 muaj plus nëntë ditë, kur kishte kompletuar këtë shifër në vitin 1982 me Sochaux.
Kylian Mbappe është lojtari më premtues në botën e futbollit, dhe të gjithë presin se ai së shpejti do ta fitojë ‘Topin e Artë’.