‘Njeriu më i mirë në futboll’ – deklarata e Kantes për t’u marrë shembull

Futboll

‘Njeriu më i mirë në futboll’ – deklarata e Kantes për t’u marrë shembull

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 23:29
Kante

Maurizio Sarri e bëri shumë të qartë më herët këtë javë se nuk dëshiron ta aktivizojë N’Golo Kanten si mesfushor defanziv.

Sipas italianit, Kante nuk mund ta lëvizë topin shpejt sa duhet para mbrojtjes, derisa ka thënë se kjo është arsyeja pse ai po luan në sulm.

Transferimi i verës, Jorginho ka luajtur në pozitën e mesfushorit defanziv, por fansat e Chelseat mendojnë se 27-vjeçari është shumë i ngadaltë, një dimensional dhe nuk mbron shumë repartin defanziv.

Sidoqoftë, nuk duket se Kante do të luajë së shpejti në pozicionin e tij të preferuar dhe tani francezi ka dhënë verdiktin e tij rreth situatës.

Ish-ylli i Leicester Cityt, i cili shpesh – për shkak të modestisë – është konsideruar si “njeriu më i mirë” në futboll, ka thënë se i pëlqen të luajë më në sulm, edhe pse preferon repartin defanziv.

“Është e munduar (të luaj në rolin e Jorginhos), por trajneri vendos,” tha ai.

“Është në rregull, është në rregull. Më pëlqen kjo pozitë (më e avancuar).

“A e preferoj? Varet nga ndeshja, por e shijoj. Jam me trajnerin dhe po e shijoj si po luaj tani.”

Përveç kësaj, Kante i ka dalë në mbrojtje edhe të shumë kritikuarit, Jorginhos, derisa e ka vulosur edhe një herë epitetin e “njeriut më të mirë” në futboll. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat