Tre mungesa të theksuara te Juventusi kundër Bolognas

Futboll

Tre mungesa të theksuara te Juventusi kundër Bolognas

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 00:02
Juventusi

Juventusi do të jetë pa Emre Canin, Sami Khediran dhe Douglas Costan për ndeshjen si mysafir i Bolognas.

Megjithatë, Miralem Pjanici është përfshirë në 18-she, pavarësisht gripit.

Mesfushori boshnjak luajti i sëmurë në humbjen 2-0 në Champions League kundër Atletico Madridit, në mesjavë.

Pavarësisht kësaj, Pjanici është përfshirë në skuadër, duke qenë njëri nga vetëm tre mesfushorët e disponueshëm.

Khedira mungon një muaj pas operimit në zemër, ndërsa Douglas Costa dhe Juan Cuadrado janë ende të lënduar, derisa Emre Cani është i pezulluar.

Skuadra e plotë e Juves: Szczesny, Perin, Pinsoglio; De Sciglio, Chiellini, Caceres, Alex Sandro, Barzagli, Bonucci, Cancelo, Rugani, Spinazzola; Pjanic, Matuidi, Bentancur; Ronaldo, Dybala, Mandzukic, Kean, Bernardeschi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat