Një ditë e madhe po e pret yllin e Kosovës, Arijanet Muric

Futboll

Një ditë e madhe po e pret yllin e Kosovës, Arijanet Muric

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 09:49
Arijanet Muric

Arijanet Muric do të ketë një ditë të madhe sot, dhe ndoshta edhe të paharrueshme.

Reprezentuesi i Kosovës, me skuadrën e tij Manchester City, do të luaj në finalen e Kupës Carabao.

Muric ka qenë zgjedhja e parë e Pep Guardiolas në këtë kompeticion, dhe kështu pritet të ndodh edhe sot.

Gjiganti i portës së Kosovës besohet se do të jetë startues në këtë sfidë të madhe kundër Chelsea, që ‘Citizens’ e luajnë me fillim nga ora 17:30.

Muric kishte qenë vendimtar në ndeshjen që City e fitoi kundër Leicester City në kuadër të Kupës Carabao, kur kishte bërë heroin gjatë ekzekutimit të penalltive.

Ai me siguri do të shpërblehet nga Guardiola për paraqitjet e mira në këtë kompeticion, dhe t’i besohet porta edhe për finalen ndaj Chelsea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat