Klopp: Kemi qenë spektakolarë, tani duhet të jemi të përkryer

Futboll

Klopp: Kemi qenë spektakolarë, tani duhet të jemi të përkryer

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 10:41
Jurgen Klopp

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, u shpreh pak orë para duelit me Manchester United se kjo përballje nuk do të ndikojë aspak në garën për titull. “Unë jam realist kur diskutoj për titullin dhe pas këtij takimi ka edhe 11 të tjera deri në fund. Të gjitha këto ndeshje vlejnë 3 pikë”, tha Klopp.

“Ne jemi fokusuar shumë te kjo sfidë dhe e dimë rëndësinë e saj. Dimë që përballë kemi një ekip që është në formë dhe që mund të na godasë, ashtu sikurse edhe rivalët tanë e dinë forcën tonë. Ndaj do të jetë një përballje spektakolare”, u shpreh më tej Klopp.

Trajneri gjerman deklaron se nuk e shqetëson fakti që luhet në “Old Trafford”. “Kudo ku luajmë ndihemi si në shtëpi, pasi të gjithë po na mbështesin kudo, duan që Liverpool të shpallet kampion. Unë besoj se do të reagojmë ashtu si duhet dhe do të dalim me 3 pikë nga kjo sfidë”, tha Klopp.

“Unë kam bërë një pakt me lojtarët e mi, që në fushë ata do të përçojnë idetë e mia dhe deri më tani të gjithë kemi ditur të ecim përpara së bashku. Sezonet e fundit kemi qenë spektakolarë, tani është koha të jemi të përkryer dhe të fitojmë titullin”, tha Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat