Guardiola tregon se si mësoi nga Cruyff për mentalitetin fitues

Futboll

Guardiola tregon se si mësoi nga Cruyff për mentalitetin fitues

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 12:44
Pep Guardiola

Pep Guardiola ka kujtuar edhe njëherë legjendën holandeze, Johan Cruyff.

Trajneri i Manchester City ka thënë se influenca e holandezit tek Barcelona e ka ndihmuar atë të fitonte një besim të brendshëm dhe një etje për fitore.

‘Citizens’ janë duke përfituar nga ky përfitim i Guardiolas, sipas fjalëve të spanjollit.

“Kam mësuar shumë nga ai” ka thënë Guardiola duke iu referuar Cruyff.

“Jo vetëm taktikisht, por në të gjitha. Por, edhe vet Barcelona. Cruyff na ndihmonte shumë. Edhe raporti me mediet, që t’i bënte ata të ndihen të rëndësishëm. Është e vërtetë” ka thënë tutje ai.

Pep Guardiola ka arritur që për mrekulli ta instalojë metodën e tij edhe tek Manchester City dhe tani këta të fundit konsiderohen si më të mirët në Evropë momentalisht. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat