Feronikeli fiton sfidën kryesore, + 7 nga Llapi

Futboll

Feronikeli fiton sfidën kryesore, + 7 nga Llapi

Nga: Kemajl Goca Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 14:52
Feronikeli

Feronikeli nga Drenasi fiton pikë të mëdha në luftë për titullin e kampionit, duke e mposhtur me rezultat 2:0 rivalin direkt Llapin nga Podujeva, në ndeshjen që u luajt në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, në një atmosferë të bukur sportive.

Pikë të mëdha për “Niklin” që drejtohet nga trajneri Zekirija Ramadani dhe njëherësh ruajnë diferencë me dy pikë nga vendi i dytë, Prishtina.

Në minutën e 30-të, Mendurim Hoti me mjeshtri shënon me kokë dhe për rezultatin 1:0. Në minutën e fundit Astrit Fazliu vulosi për fitoren e thellë 2:0. Feronikeli udhëheq kreun me 45 pikë, ka dy më shumë se Prishtina dhe shtatë se llapjanët që renditen në vend të tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat