Kampioni mposhtet në ‘Riza Lushta’

Futboll

Kampioni mposhtet në ‘Riza Lushta’

Nga: K. G. Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 14:53
Pamje nga ndeshja

Trepça ’89 nga Mitrovica fiton tri pikë të vlefshme që të shmanget sa më larg skuadrave të rrezikuara. Mitrovicasit triumfojnë me rezultat 1:0 kundër kampionit në fuqi Dritës nga Gjilani.

Në minutën e 12-të, Renato Hyshmeri për bukur iu shmanget Përparim Osmanit dhe me një goditje të bukur e mposhti portierin Mario Kirev, 1:0. Trepça ’89 renditet në vend të nëntë me 25 pikë, ka një me pak se Drita që renditet dy vende më lartë pas 19 jave në Superligën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat