Ramadani: I urojë futbollistët për lojën e treguar

Futboll

Ramadani: I urojë futbollistët për lojën e treguar

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 16:40
Ramadani: I urojë futbollistët për lojën e treguar

Zekirja Ramadani është shprehur shumë i lumtur për fitoren në derbi ndaj KF Llapit me rezultat 2:0, në kuadër të IPKOSuperligës së Kosovës.

Për fitoren e skuadrës së Feronikelit shënuan Mendurim Hoti dhe Astrit Fazliu, për të vazhduar kryesimin e tabelës, me 45 pikë.

Trajneri i skuadrës “Niklit” ka deklaruar se skuadra e Llapit zhvilloi lojë më të bukur se sa skuadra e tij, por që futbollistët e tij u treguan më të matur.

“Një fitore e vlefshme, por nuk ka përfunduar asgjë. I urojë futbollistët për lojën e treguar dhe tifozët që në përkrahën tërë ndeshjen.  Megjithatë, Llapi zhvilloi një ndeshje më të mirë sot”, deklaroi Ramadani.

Tutje ai ka shtuar se nuk e anashkalon skuadrën e Llapit në garën për titull dhe së bashku me Prishtinën do të jenë në garë për titull deri në fund të sezonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat