Fitore e vështirë e Juventusit

Futboll

Fitore e vështirë e Juventusit

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 17:09
Fitore e vështirë e Juventusit

Juventus ka fituar 0:1 në fushën e Bologna, në një ndeshje ku përcaktues ishte goli i Paulo Dybala në pjesën e dytë, në këtë mënyrë bardhezinjtë ruajnë ritmin e fitoreve dhe vijojnë të jenë të pamposhtur këtë sezon në Itali.

Në pjesën e parë ishte Bologna që u shfaq më rrezikshëm në disa raste, dhe arriti të gjuajë plot 9 herë në drejtim të portës së mbrojtur nga Perin, ndërsa lojtarët e Allegri-t vetëm një herë. Edhe zotërimi i topit ishte i barabartë dhe vendasit ishin më kërkues për të gjetur golin.

Në pjesën e dytë ishte e njëjta pasqyrë loje, me Juven që ishte e paqartë në ndërtimin e lojës, por Santander dhe lojtarët e vendasve ishin të paaftë për të shfrytëzuar mundësitë që ia paraqiten për të shënuar gol

Duhet të vinte minuta e 67’-të, kur Dybala shënon pas një topi të dhuruar nga mbrojtësi i Bologna-s. Argjentinasi kishte vetëm 8 minuta që ishte hedhur në fushë, në vend të Alex Sandro. Në minutat e fundit skuadra e Allegri-t u mbyll në portë, por ishte Perin që bëri mrekullinë dhe shtylla iu mohoi golin vendasve.

Me këtë fitore Juventus vijon të kryesojë me 69 pikë, 16 më shumë se Napoli, që do të luajë në transfertë ndaj Parma-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat