Solskjaer ‘tallet’ me Liverpoolin pas ndeshjes

Futboll

Solskjaer ‘tallet’ me Liverpoolin pas ndeshjes

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 17:45
Solskjaer

Manchester United dhe Liverpool kanë ndarë pikët në derbin e madh anglez, pas barazimit 0-0 në ‘Old Trafford’.

United ka ndaluar Liverpoolin në një barazim, që realisht nuk i konvenon asnjërës skuadër.

Trajneri i Manchester United ishte i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij, pasi ai thekson se nuk mban mend ndonjë goditje të Liverpoolit në këtë duel.

“Mund të ndihemi sikur kemi fituar një pikë ose kemi humbur dy. Filluam pikërisht se si donim të fillonim. Kriza e dëmtimeve filloi pastaj”, tha fillimisht Solskjaer.

“Unë nuk mund ta kujtoj ndonjë shans të Liverpoolit. Edhe pse ata kishin posedim, unë nuk mund ta kujtoj David de Gea duke bërë një pritje.”

“Scott McTominay ishte i shkëlqyeshëm, gjithashtu edhe Shaw i cili markoi në mënyrë fantastike Salahun”, përfundoi tekniku i ‘Djajve të Kuq’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat