Allegri mendon për 12 marsin

Futboll

Allegri mendon për 12 marsin

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 19:13
Allegri mendon për 12 marsin

Trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri, ka folur për "Sky Sport" pas fitores 1:0 të marrë në fushën e Bolognas. "Është normale që të kishim disa probleme pas ndeshjes me Atletico-n. Megjithatë, lojtarët kanë bërë një paraqitje të mirë. Ishte e rëndësishme të fitonim para përballjes direkte me Napolin. Më pas do të luajmë kundër Udineses dhe do të presim Atleticon më 12 mars, do të jetë një mbrëmje e bukur. Shpresojmë të rikuperojmë ndonjë lojtar", ka thënë Allegri.  Autor i golit të fitores ka qenë Dybala në minutën e 67-të, ndërsa Juve është në krye me 69 pikë të mbledhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat