Feyenoordi me 10 lojtarë i merr pikën PSV-së

Futboll

Feyenoordi me 10 lojtarë i merr pikën PSV-së

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 19:14
Feyenoordi me 10 lojtarë i merr pikën PSV-së

Feyenoordi i Roterdamit ndez garën për titullin në Eredivisie. Sigurisht vetë mbetet shumë pas në renditje (vendi i tretë), por me barazimin 1-1 që arriti në fushën e PSV Eindhovenit i bëri një nder të madh Ajaxit, që tashmë është vetëm 2 pikë larg kryesuesve.

Edhe pse luajtën që nga minuta e 59-të me një lojtar më pak pas ndëshkimit të van Beek me karton të kuq, futbollistët që drejtohen nga van Bronckhorst shënuan të parët me Jorgensen në minutën e 70-të. Lozano ktheu baraspeshën në rezultat vetëm 2 minuta më vonë, por PSV e pati të pamundur të shënonte një tjetër gol, që do t’i jepte fitoren ndaj Feyenoordit.

Për ekipin e van Bommel ky ishte barazimi i tretë radhazi, ndërsa vetëm në dy takimet e fundit i ka dhënë mundësi Ajaxit që të rikuperojë 4 pikë. Pas javës së 23-të PSV kryeson me 58 pikë, ndërsa “harkëtarët” ndjekin me 58 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat