Dortmund mposht Leverkusen duke vendosur një rekord negativ

Futboll

Dortmund mposht Leverkusen duke vendosur një rekord negativ

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 19:57
Pamje nga ndeshja

Borussia Dortmund, pas tre barazimeve radhazi në Bundesliga, është rikthyer te fitorja duke mposhtur 3-2 Bayer Leverkusen në Signal Iduna. 

Këtë e ka bërë duke vendosur një rekord negativ, të besuarit e Favre kanë pasur vetëm 33% të mbajtjes së topit kundrejt 67% të miqve.

Diçka që nuk kishte ndodhur ndonjëherë në një fitore brenda fushës për Dortmund. 

Ishte Zagadou ai që kaloi të tijtë në avantazh në minutën e 30’, por shtatë minuta më pas Kevin Volland ka barazuar për vizitorët. 

Megjithatë, magjia e Jadon Sancho vetëm një aksion më pas i ka dhënë përsëri avantazhin vendasve. 

Pas pushimit ishte Mario Gotze ai që shënoi golin e tretë, por ndeshja nuk kishte mbaruar pasi Tah rihap gjithçka çerek ore përpara fundit. 

Megjithatë Dortmund ruan avantazhin dhe shkëputet sërish +4 nga Bayern i vendi të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat