City fiton Kupën EFL, mposht në penalti Chelsean

Futboll

City fiton Kupën EFL, mposht në penalti Chelsean

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 20:35
Pamje nga ndeshja

Manchester City ka fituar Kupën EFL pasi ka mposhtur në finale Chelsean. Këtë triumf, City e arriti tek pas gjuajtjes së penaltive.

Ndeshja e rregullt dhe dy pjesët nga 15 minuta shtesë përfunduan baras, 0 me 0.

Në penalti, “Qytetarët” ishin më të saktë duke fituar 4 me 3.

Pak minuta para gjuajtjes së penaltive te Chelsea ndodhi një gjë e pazakontë, kur portieri Kepa Arrizabalaga refuzoi të largohej nga fusha për t’i liruar vendin Caballeros për penaltitë. Ai u përplas ashpër me trajnerin Maurizio Sarri, por në fund Kepa arriti të mbeste në portë. Ai arriti të priste vetëm një penalti të ekipit të Pep Guardiolas, por që s’mjaftoi për të triumfuar në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat