Fiorentina ia merr Interit fitoren nga dora

Futboll

Fiorentina ia merr Interit fitoren nga dora

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 22:39
Fiorentina vs Inter

Fiorentina dhe Inter i kanë ndarë pikët në përballjen e tyre në Serie A

Fiorentina dhe Inter kanë barazuar në kuadër të javës së 25-të në Serie A, ku rezultati përfundimtar ishte, 3:3.

Viola kaloi në epërsi fal autogolit të Stefan de Vrij qysh në minutën e 1’.

Por, Interi arriti të këndellje shumë shpejtë, duke e barazuar rezultatin me anë të Matias Vecino (6’).

Në pjesën e dytë, nerazurët filluan më mirë, pasi Ivan Perisic e përmbysi rezultatin në minutën e 52’-të.

Por, Fiorentina arriti që t’i barazoi shifrat me anë të Luis Muriel (74’).

Vendasit nuk u ndalën së sulmuari deri në sekondat e fundit të ndeshje, e që arritën ta barazonin rezultatin me anë të Veretout, që shënoi nga penalltia në minutën  e 90’+11.

Pas kësaj xhiroje, Inter është në vendin e tretë me 47 pikë, ndërsa Fiorentina në të nëntin me 36 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat