Real Madrid i fiton tri pikë me shumë vuajtje

Futboll

Real Madrid i fiton tri pikë me shumë vuajtje

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 23:04
Pamje nga ndeshja

Real Madrid i ka marrë tri pikë tejet të vështira në javën e 25-të në La Liga.

Real Madrid e ka mposhtur Levanten në kuadër të La Liga-së me rezultat, 1:2.

Madrilenët ishin të parët që kaluan në epërsi, pasi Karim Benzema shënoi nga pika e bardhë në minutën e 43’-të.

Pjesa e dytë filloi më mirë për Levanten, pasi arriti ta barazonte rezultatin me anë të Roger (60’).

Mbretërit nuk u dorëzuan, ku arritën ta rikthenin epërsinë me anë të Gareth Bale, që shënoi në minutën e 78’.

Pas javës së 25-të, Real Madrid gjendet në vendin e tretë me 48 pikë, 11 më pak se Barcelona dhe dy më pak se Atletico Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat