Mesfushori kroat, Ivan Rakitiq, e ka ritheksuar dëshirën e tij për të qëndruar në Barcelonë.
Është raportuar se 30 vjeçari do t’i bashkohet skuadrës franceze Paris Saint-Germain, mirëpo tani ai i ka hedhur poshtë këto dyshime duke thënë se dëshiron të qëndrojë aty ku është, shkruan Goal.
“Unë kam edhe tre vjet kohë në kontratën time dhe unë dua të qëndrojë këtu”.
“Jam plotë krenari që klubet e mëdha më kërkojnë mua. Mirëpo unë e shoh veten vetëm në Barcelonë”.