Kepa tregon pse refuzoi të dal nga loja

Futboll

Kepa tregon pse refuzoi të dal nga loja

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 09:34
Kepa Arrizabalaga

Portieri i Chelseat, Kepa Arrizabalaga është bërë kryetema e mediave angleze për shkak të jë gjesti aspak sportiv në ndeshjen e mbrëmshme.

Kepa refuzoi për të dëgjuar urdhrin e trajnerit Maurizio Sarri që ai të zëvendësohet para penalltive të finales së EFL Cup duke e acaruar keq trajnerin Sarri.

Por në fund të ndeshjes spanjolli tregoi se çdo gjë ndodhi për shkak të një keqkuptimi pasi tekniku italian mendoi se ai ishte i lënduar.

“Më duhet të them se ishte një keqkuptim. Në asnjë moment nuk ishte qëllimi im të mos i bindem trajnerit, apo diçka të atillë”.

“Ishte vetëm keqkuptim, sepse u vizitova nga stafi mjekësor dy herë dhe ai mendoi se nuk isha në gjendje të vazhdoja”.

“Ishte një konfuzion prej dy apo tre minutash deri sa stafi mjekësor shkoi te banka rezervë dhe ata ia shpjeguan çdo gjë mirë. Nuk kishte të bënte asgjë me probleme (lëndim muskulor në kofshë) që kisha këtë javë”.

“Ishte një keqkuptim, ai mendonte që nuk mund të vazhdoja. Unë po tentoja t’i tregoja se isha fizikisht mirë”.

“Mendova se banka është duke menduar se unë nuk mund të vazhdoja pasi ishte hera e dytë që isha në tokë. Ishin vazhdime. Kishim vrapuar shumë dhe shtrirja në tokë ishte mënyrë për të ndalur ndeshjen”.

“E di që shumë njerëz po flasin rreth kësaj, por unë kështu e përjetova nga brenda”, ka thënë Kepa, rreth situatës që u krijua në fushë.

Vlen të theksohet se në penallti Blutë humbën me rezultat 3-4 dhe kështu Man City fituan EFL Cup për herë të gjashtë në histori dhe të dytën radhazi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat