Zeneli përkrah Messit dhe Mbappes

Futboll

Zeneli përkrah Messit dhe Mbappes

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 18:01
Zeneli përkrah Messit dhe Mbappes

Zeneli është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në Evropë

“GazetaDelloSport” ka zbuluar 11-shen më të mirë të javës në Evropë nga top 5 ligat evropiane (La Liga, Ligue 1, Bundesliga, Premierliga dhe Serie A).

Për shkak të paraqitjes fantastike, “GazetaDelloSport” e përfshirë në 11-shen e javës edhe Zenelin, aty ku janë edhe yje si, Leo Messi i Barcelonës e Kylian Mbappe i Paris Saint Germainit.

Në ndeshjen e parë si titullar me klubin e ri Reims, Zeneli ka gjetur golin, të parin personal në Ligue 1, që pas transferimit nga Heerenveen, derisa ka asistuar njëherë.

Fillimisht, Zeneli asistoi për Oudin, i cili shënoi golin e barazimit (1-1).

Ndërsa më pas talenti i Kosovës shënoi personalisht për rezultatin 2-1 nga pika e bardhë me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 47’, teksa në fund ekipi i tij triumfoi 4-2.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat