Pas Klopp, dënohet edhe trajneri i Tottenham

Futboll

Pas Klopp, dënohet edhe trajneri i Tottenham

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 23:32
Tottenham Hotspur

‘Football Association’ nuk po e ndal dorën me dënimet e saja për trajnerët e Premierligës.

Kritikat drejtuar gjyqtarëve dhe ankesat ndaj tyre nuk po i shpëtojnë federatës angleze, e cila po i dënon një nga një trajnerët e Premierligës.

FA së fundmi ka dënuar trajnerin e Tottenham Hotspur, i cili është parë i nervozuar me trajnerin Mike Dean në fund të ndeshjes me Burnley.

Trajneri është futur në fushën e blertë pas përfundimit të ndeshjes, duke u ankuar në zyrtarët e ndeshjes, dhe duke folur i nervozuar me Mike Dean.

Kujtojmë se më herët gjatë kësaj jave një dënim ishte shqiptuar edhe për trajnerin e Liverpool, Jurgen Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat