Trajneri i PSG-së zbulon se kur do të kthehet Neymar

Futboll

Trajneri i PSG-së zbulon se kur do të kthehet Neymar

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 09:13
Neymar

Trajneri i Paris Saint Germain, Thomas Tuchel ka dhënë një datë se kur pritet të rikthehet Neymar në fushën e blertë.

Ai pritet që t’i mungojë skuadrës edhe në ndeshjen e kthimit kundër Manchster United, të vlefshme për Champions League.

“E kam të vështirë të kontaktoj me të, por e di se ndihet mirë në Brazil” ka thënë Tuchel.

“Shpresoj që ai mund të kthehet në stërvitje pas ndeshjes së 6 marsit kundër Manchester United” përfundoi tekniku gjerman.

Është viti i tretë me radhë që braziliani Neymar mungon në periudhën më të rëndësishme të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat