Dy shqiptarë në formacionin e javës në Kroaci

Futboll

Dy shqiptarë në formacionin e javës në Kroaci

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 14:59
Dy shqiptarë në formacionin e javës në Kroaci

Dy mbrojtësit shqiptarë, një i Kombëtares së Kosovës dhe tjetri i Shqipërisë, janë pjesë e formacionit më të mirë të javës në kampionatin kroat.

Amir Rrahmani, mbrojtësi i Dinamos së Zagrebit, shkëlqeu në suksesin 3:0 ndaj Osijekut ku aktivizohet Kristal Abazaj, ndërsa Ardian Ismajli, pjesë e Hajdukut të Splitit, ishte i pakalueshëm në sfidën e shtëpisë me Gorica, që përfundoi në barazim pa gola.

Në paragrafin që vlerësim Amir Rrahmanin shkruhej: “Dinamo ishte mjaft aktive kundër Osijekut (3:0) në të majtë të prapavijës. Ditë e shënuar për mbrojtësin e Kosovës. Nga fusha e blertë, ku shënoi gol, në festën e ditëlindjes së tij të 24-t. Rrahmani shënoi me kokë”.

Ndërsa për Ardian Ismajlin spikat ky vlerësim: “Një tjetër performancë e cilësisë së lartë për lojtarin e Kombëtares Shqiptare në barazim kundër Goricas (0:0). Ai u paraqit mjaft mirë, duke dyluftuar me Lukasz Zëolinsky, dhe më vonë me Cherif Ndiaye, i cili nuk krijoi ndonjë situatë serioze”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat