Interi i ndarë në klane?

Futboll

Interi i ndarë në klane?

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 16:28
Interi i ndarë në klane?

Mauro Ikardi po trazon shumë ujërat në shtëpinë zikaltër. Pas heqjes së shiritit të kapitenit, sulmuesi ka dalë blof pas analizave të klubit, ku ai supozonte që ishte i dëmtuar, gjë që e bëri mos të grumbullohej në takimin e Ligës së Europës dhe kampionat.

“Corriere dello Sport” zbulon se në dhomat e zhveshjes së Interit janë 2 klane, ata që e mbështesin argjentinasin dhe ata që janë kundër tij. Shkëndija ishte këtë javë, kur Politano shënoi dhe po festonte në mënyrën e Ikardit, por reagimi i Perisiç ishte i menjëherëshëm, duke e ndaluar mesfushorin.

Aleatët e ikardit janë spanjisht folësit, Lautaro Martinez, Borja Valero, Vesino dhe Politano.

Ndërsa ata që janë kundër, janë Perisiç, Brozoviç dhe Handanoviç.

Kroati Perisiç madje ka pëlqyer edhe një postim në “Instagram” ku shfaqej lajmi se Inter mund te marr Edin Dzekon për të zëvendësuar Ikardin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat