Guardiola kërkon diçka nga lojtarët e tij para ndeshjeve të mëdha

Futboll

Guardiola kërkon diçka nga lojtarët e tij para ndeshjeve të mëdha

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 17:00
Pep Guardiola

Pep Guardiola dëshiron të “nuhatë” dëshirën e lojtarëve të tij të Manchester Cityt, ndërsa ata kërkojnë të ndjekin Liverpoolin në garën për titull.

Trajneri i Manchester Cityt, nuk do të tolerojë lodhjen si një justifikim pasi kampionët e Premier League synojnë të fitojnë katër trofe këtë stinor.

City ka fituar titullin e parë – pasi fitoi Kupën Carabao të dielën, duke mposhtur Chelsean me rezultatin 4-3 në penallti.

“Kur të jeni në krye ju mund të lëshoni pikë, por kur jeni prapa liderit nuk mundeni, pasi do të jetë më e vështirë”, tha fillimisht Pep.

“Unë nuk dua të shoh justifikime rreth lodhjes, ndeshjeve, orareve. Kjo nuk është asgjë. “Kur ju keni pasionin për të luftuar deri në fund, për të mbajtur titullin, fuqinë dhe energjinë, kjo është më e lartë se çdo justifikim që mund të gjeni”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat