Nuk jam penduar

Futboll

Nuk jam penduar

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 17:20
Gabriel Omar Batistuta

I fuqishëm, konstant dhe i kompletuar. Në vitet ‘90 Gabriel Omar Batistuta ishte pa dyshim një prej sulmuesve më të fortë në botë. Shpenzoi thuajse 10 vjet me fanellën e Fiorentinës pa shumë triumfe, por argjentinasi nuk pendohet për zgjedhjet e bëra në karrierën e tij. Me krenari kujton sot se refuzoi ofertat e klubeve më të mira europiane, duke preferuar qëndrimin në Serinë A.

“Kur isha në Firence, klube të mëdha si Real Madridi, Manchester United dhe Milani më kërkuan por në fund zgjodha qetësinë që më falte ambienti i Fiorentinës. Nëse do të kisha shkuar tek Reali, me shumë gjasa do të kisha shënuar më shumë se 200 gola, por më pas do të më kishte kapur mërzia. I njëjti diskurs vlen edhe për Milanin. Nuk kam preferuar kurrë të jem lideri i skuadrës, sepse në një pozicion të tillë përgjegjësitë janë shumë më të mëdha në fitore e aq më shumë në humbje. Kështu që nuk pendohem për refuzimin ndaj Realit, Milanit dhe Unitedit, preferova qetësinë e Firences dhe jam i lumtur me zgjedhjen time.”

Po a ia vlen të zgjedhësh jetën e qetë para mundësisë për të fituar trofe shumë të rëndësishëm?

“Kam fituar thuajse asgjë gjatë karrierës time, por unë e konsideroj veten një fitues. Kjo sepse me kontributin tim bëra që kjo skuadër të luftonte ndaj rivalëve më të mëdhenj dhe afeksioni i popullit vjollcë ishte një shpërblim i madh emocional".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat