Lazio dhe Milan luajnë baras në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Futboll

Lazio dhe Milan luajnë baras në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 22:55
Pamje nga ndeshja

Lazio dhe Milan kanë luajtur barazim 0-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin ‘Olimpico’ nuk ka dhuruar fitues.

Kjo përballje u luajt me intensitet të lartë, me vendasit që kishin raste më të mira shënimi, por që nuk arritën të kalonin Gianluigi Donnarumman.

Ndeshja e kthimit në ‘San Siro’ luhet më 24 prill, dhe aty do të mësohet skuadra që do të kualifikohet për në finale të Kupës së Mbretit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat