Solskjaer: Kam nevojë për ata të dy për të shkuar në Champions

Futboll

Solskjaer: Kam nevojë për ata të dy për të shkuar në Champions

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 06:18
Solskjaer

Në ndeshjen që skuadra e Manchester United do të luajë ndaj Crystal Palace të mërkurën në kampionat, trajneri Ole Gunnar Solskjaer do të ketë 9 mungesa. Në këtë sfidë pritet të jenë titullarë Romelu Lukaku dhe Alexis Sanchez. Ata ishin dy sulmuesit titullarë të United në fillim të këtij sezoni, por që dështuan nën urdhërat e Jose Mourinho.

Të dy, gradualisht, humbën vendin si titullarë. Gjithsesi, ndaj Palace, për shkak të mungesave që Solskjaer ka, do të hedhë në fushë që nga minuta e parë si Lukaku ashtu dhe Sanchez. “Kam shumë nevojë për ata të dy. Sidomos në këto momente, kur duelojmë për të kapur vendin e katërt dhe të kualifikohemi në Champions League”, tha Solskjaer.

“Të dy janë në formë dhe janë kampionë të mëdhenj. Ky është një shans i artë për të treguar se nuk e kanë humbur shkëlqimin. Unë kam një ekip të mirë dhe kam besim tek të gjithë lojtarët që kam në dispozicion”, deklaroi trajneri norvegjez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat