Gafa e gjyqtarit nderon tifozin, fiton 9 mijë euro

Futboll

Gafa e gjyqtarit nderon tifozin, fiton 9 mijë euro

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 11:04
Gafa e gjyqtarit nderon tifozin, fiton 9 mijë euro

Fiorentina-Inter, e mbyllur me rezultatin 3:3, ka mbajtur në ankth një bastexhi, i cili në fund ka falënderuar… VAR-in: penalltia e shndërruar në gol nga Veretu në minutën e 101-të i ka dhënë plot 8,950 euro, pasi kishte vënë bast 5 euro në skedinën me koeficient 1,790, kur arbitri Abiso vendosi të akordojë 11-metërsh për violët.

Që kjo do të ishte fundjava e tij ishte kuptuar që të shtunën, pasi po në atë skedinë ishte luajtur edhe shenja “2” në Frozinone-Roma, ku Xheko realizoi golin e fitores po në minutën e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat