Po Shaqiri...

Futboll

Po Shaqiri...

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 11:09
Xherdan Shaqiri

Jurgen Klopp pritet të bëjë ndryshime në formacionin e Liverpoolit për ndeshjen e sotme (e mërkurë) kundër Watfordit në Premierligë.

Futbollisti Xherdan Shaqiri që pritet të luajë titullar në ktëë takim.

Në një konferencë për media, Klopp zbuloi se Firmino do ta ketë shumë të vështirë të riaftësohet në kohë nga lëndimi.

“Nuk e di saktësisht, është Bobby, prandaj ai do të kthehet më shpejt se të tjerët por së pari duhet ta dimë se çfarë dëmtimi ka saktësisht dhe tani nuk e di”, tha Klopp.

Sipas mediave në ishull, trajneri gjerman mund ta vendosë Sadio Manen apo Mohamed Salahun në qendër të sulmit dhe Xherdan Shaqirin në krah.

Ndeshja Liverpool – Watford zhvillohet në “Anfield” me fillim nga ora 21:00, me ‘Reds’ që do të synojnë të ruajnë kreun e Premierligës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat