Chelsea-Tottenham, një derbi që premton spektakël

Futboll

Chelsea-Tottenham, një derbi që premton spektakël

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 11:21
Chelsea-Tottenham, një derbi që premton spektakël

Një derbi që mund të vendosë shumë. Sot në mbrëmje në Stamford Bridge, Chelsea pret Tottenham në një nga derbit e shumtë londinez por edhe në një nga më të rivalizuarit në këto vitet e fundit. Nga njëri krah pikërisht në këtë sfidë mund të vendoset e ardhmja e Maurizio Sarrit ndërkohë që në krahun tjetër do të kuptohet nëse Tottenhami do të rivalizojë deri në fund në garën për titull apo do të dorëzohet para kohe, prandaj sot barazimi nuk vlen. Është një sfidë që duhet fituar me çdo kusht nga të dyja palët, pasi në rast të kundërt telashet do të jenë të mëdha në të dy kampet. Sarri ndaj skuadrës së Pochettinos duhet të kërkojë maksimumin sepse vetëm në rast fitoreje do të vazhdojë aventurën e tij në stolin e Bluve të Londrës, por kujdes sepse Tottenham do të kërkojë të hakmerret për atë eliminim që i bëri Chelsea nga Carabao Cup. Statistikat nuk flasin shumë në favor të Hazard me shokë, pasi Chelsea ka humbur 3 nga 4 sfidat e fundit ndaj Spurs-ave për më tepër që Pochettinos i është kthyer në dispozicion ylli i skuadrës Harry Kane por edhe Dele Alli është pranë rikuperimit të plotë. Akoma më penalizues për Chelsean është fakti që Tottenham vjen në këtë sfidë pas humbjes ndaj Burnley dhe Spurs nuk do ti lejonin vetes dy disfata rresht. Spektaklin dhe emocionet e kësaj sfide do të keni mundësi ti ndiqni live në ekranin e Supersport. Po sot do të vijojë edhe dueli në distancë mes Liverpoolit dhe City-t. The Reds presin Watford në Anfield Road, ndërkohë që në Etihad Stadium shkon West Ham.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat