Situata e tensionuar me Interin, Icardi merr një tjetër lajm të keq

Futboll

Situata e tensionuar me Interin, Icardi merr një tjetër lajm të keq

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 12:22
Icardi

Që prej 9 shkurtit sulmuesi argjentinas është larg fushave të blerta, por situata për Icardin bëhet akoma edhe më shqetësuese pasi ai nuk ka shënuar prej muajit dhjetor të vitit të kaluar.

Që prej 9 shkurtit sulmuesi argjentinas është larg fushave të blerta, por situata për Icardin bëhet akoma edhe më shqetësuese pasi ai nuk ka shënuar prej muajit dhjetor të vitit të kaluar.

“Sky Sport” ka bërë me dije se trajneri i Argjentinës, Scaloni nuk do e grumbullojë 26-vjeçarin në miqësoret e marsit, kundër Venezuelës dhe Marokut.

Icardi mund ta rëndojë edhe më tej situatën nëse nuk rikthehet të luajë me skuadrën zikaltër, aq më tepër nëse vendos të operohet në gju, që do kërkonte 3-4 muaj kohë për t’u rikuperuar.

Në këtë rast Ish-kapiteni i Interit do të humbiste mundësin për të luajtur në Copa America, që zhvillohet nga 14 qershor-7 korrik në Brazil.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat